Katër figura interesante në histori: Çfarë do të thotë “politikë e mirë”.



Koha e paqes ndërmjet dy luftrave botërore. Gjermania fillon riarmatimin.

Winston Churchill është i bindur që Gjermania duhet goditur. Është i bindur që Gjermania do dojë të zgjerohet në kurriz të shteteve të tjera europiane, dhe është i bindur që do ketë luftë. Në të njejtën kohë, njerëzit ishin të lodhur nga lufta e parë botërore. Numri shumë i madh i të vdekurve dhe teknologjitë e reja, i bënë frontet e luftës së parë botërore skena horrori të pa përjetuara më parë. Politikanët anglezë, duke mos dashur të humbasin vota as nuk guxonin ta përmendnin fjalën luftë. Të paktën derisa panë që Gjermania nuk ndalej me fjalë dhe pakte, politika e kënaqjes dështoi. Kjo është dhe origjina e thënies së famshme të Churchill ku thotë që politika e kënaqjes është si të ushqesh një krokodil me shpresën që do të të hajë të fundit. A kishte Churchilli të drejtë ndërkohë që 99% e politikanëve të asaj kohe ishin pro kënaqjes së Gjermanisë? Po. A ishte Churchilli brilant në luftë në përgjithësi? Jo. Churchilli nuk është mbajtur si ndonje gjeni ushtarak dhe ka pasur plot gafa në karrierën e vet si i tillë, por  para luftës së dytë  botërore ishte personi i duhur në kohën e duhure në vendin e duhur. Ishte më saktë, një moment gjenialiteti.

Kalojmë në rastin e dytë. Bismarku dhe Vilhelmi. Pas  bashkimit të Gjermanisë dhe krijimit të një shteti të ri gjerman, balanca e pushteteve në Europë po ndryshonte. Dhe jo vetëm po ndryshonte por ishte më shumë se aq . Ishte fundi i një epoke. Diplomacia e tipit të koncertit Europian po i afrohej fundit dhe gjerat dukeshin të turbullta. Gjermania po bëhej forca numër një ekonomike dhe shkencore në Europë, veçse Anglia mbetej prapë forca numër një ushtarake. Bismarku po e shihte se ku po shkonte shteti gjerman por nuk kishte çtë bënte më, pasi nuk ishte më kancelar. Dhe ku po shkonte shteti gjerman? Drejt një ultranacionalizmi më afër çmendurisë se normales, drejt një riarmatimi që jo vetëm i frikësoi vendet europiane por që i frikësoi aq shumë sa ndryshoi shekuj të tërë diplomaci, duke i bërë Francën, Anglinë, dhe Rusinë,  aleate me njëra-tjetrën,  gjë që ishte e pamendueshme më parë. Dhe natyrisht konkurrenca në armatime dhe frika e një dominance gjermane çoi në luftën e parë botërore. A do mund të ishte shmangur lufta e parë botërore mund të pyesë lexuesi.

Nuk e besoj. Ndoshta po ndoshta jo , por një gjë është e sigurt. Që nëqoftëse Gjermania do e kishte ulur dhe për ca kohë kokën, dhe do ishte fokusuar më shumë në zhvillimin ekonomik pa riarmatime që frikësojnë fqinjët, ndoshta do e kishte fituar luftën e parë botërore. Bismarku në këtë rast ishte njeriu i duhur dhe me idetë e duhura, por në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar. Ajo që mendoj se është e sigurt është qe edhe këtu kemi të bëjmë me një moment gjenialiteti politik, ndonëse nuk u mor parasysh.

Rasti i tretë. Deng Xiaoping dhe Xi Jinping.

Vitet 80. Ekonomia kineze hapet ndaj ekonomisë botërore duke lejuar tregjet deri diku të lira. Vlen tashmë ideja e re e Deng Xiaoping: Zhvillimi është imperativi i vetëm! Kina pati  një boom ekonomik , sidomos me investimet perëndimore që mbërritën. Veçse Deng Xiaoping u tregua i kujdesshëm, 3-4 dekada para konflikteve që po shohim tani në Detin e Kinës Jugore. Parimi të cilin duhet ta ndiqte Kina sipas tij ishte: “Fshih fuqinë, merre me të qetë, kurrë mos u nxito”.

Dhe në fakt u bë parimi drejtues i politikës së jashtme kineze për një kohë shumë të gjatë. Konfliktet në Detin e Kinës Jugore ekzistonin, por nuk kishin përmasa të tipit të sotëm pas ardhjes në pushtet të Xi Jinping.

Xi Jinping ëndërron për një Kinë Globale, për Kinën „Mbretëri të mesme“ që rrethohet nga barbarë dhe që gjithsesi denjon tu flasë barbarëve dhe të bëjë shkëmbime tregtare me to. Por që prapë ëndërron për një Kinë që duhet të jetë fuqia kryesore në botë. Problemi: Tregoi dhëmbët më para seç duhej. Reagimet kanë kundërreagime dhe në këtë rast po marrin formën e Amerikës që vë tarifa ndaj KInës, të Amerikës që lufton Huawei-n dhe të shumë shteteve europiane , që ndonëse ngadalë , po zgjohen dhe po kuptojnë pak nga pak se ç‘është rreziku kinez. Nëqoftëse Kina  do i kishte nxjerrë dhëmbët në 2030n apo në 2040n, situata do të ishte shumë më ndryshe krahasuar me nxjerrjen e dhëmbëve tani. Prapësëprapë Deng Xiaoping do ishte personi i duhur për Kinën, por në fakt nuk është më . Është Xi Jinping.

Dhe rasti i fundit. Andreotti. Personi që bashkëpunonte me mafian dhe i njejti  që urdhëroi sulmet terroriste, operacionet false flag për ti hedhur fajin komunistëve. Ishte një kohë e errët në Europë, ku partitë komuniste në vendet e Europës jugore po fitonin shumë vota dhe në Itali madje mund të drejtonin edhe qeverinë. Sulmet terroriste të urdhëruara nga Andreotti për të cilat faji iu hodh komunistëve patën efekt te publiku dhe njerëzit nuk votuan me aq ne mase komunistët pas sulmeve. Në një situatë rrethimi, në kuptimin e plotë të fjalës, domethënë në një situatë thuajse pa rrugëdalje, Andreotti bëri të pamundurën. Ktheu plumbin ne ar. A ishin të justifikueshme sulmet? Kur sheh dhimbjen e familjarëve të të vdekurve, ndërmjet tyre dhe fëmijë të vegjël mendon që jo. Por cila do ishte kostoja e një italie komuniste? Më shumë se 200 apo 300 të vdekur ndoshta? Dhe në këtë rast Andreotti ishte personi i duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Çfarë mësimi nxjerrim nga katër rastet e mësipërme. Çfarë është politika e mirë dhe çfarë është një politikan i mirë? Mesa po shohim politikani i mirë nuk është shenjti pacifist që në kohën e lirë shkon vullnetar te kryqi i kuq dhe shkruan poezi kundër luftës. Por, nga ana tjetër nuk është as një luan. Luan në kuptimin e një Genghis Khani që vret dhe pret pa mëshirë ça ti dalë para. Nëse do duhej ta krahasonim politikanin e mirë me gjësend , kjo do ishte figura e kirurgut. Që ndërhyn dhe pret sa duhet dhe kur duhet. Jo më shumë se duhet por nga ana tjetër as nuk ka frikë të presë dhe të ndërhyjë atëhere kur duhet. Dhe nëse do të na duhej që të nxirrnim ca parime mbi politikanët apo politikat e mira, rastet e mësipërme na ndihmojnë.

  1. Duhet bërë gjëja e duhur në kohën e duhur edhe nëse  çon në gjakderdhje. Duhet të ketë gjakderdhje që të parandalohen luftra dhe katastrofa më të mëdha në të ardhmen.
  2. Politikani i mirë duhet që jo vetëm të mos dehet me ideologji, por dhe të dijë ta mbajë nen kontroll atë. Politikanët e kohës së Bismarkut jo vetëm ishin dehur me ultranacionalizëm por edhe popullsia. Ashtu siç po dehet popullsia kineze me ultranacionalizëm tani. Gjysma e së keqes që linja e partisë në Kinë ndryshon si i do qejfi kuadrove dhe deri diku, situata mund të mbahet nën kontroll.
  3. Ideologjitë nuk kanë vlerë nëse nuk japin zhvillim. Kontributi kryesor në mendimin politik i Deng Xiaoping ishte për mua pikërisht ky postulat. Kërkohet pragmatizëm absolut nga një politikan, dhe jo fondamentalizëm, qoftë i  tregut të lirë , qoftë i  shtetit apo edhe i  dreqit.
  4. Sakrifikimi i 200 vetave për të mbrojtur miliona është i justifikueshëm. Në politikë duhet të ecet me parime utilitare të tipit John Stuart Mill. Ndonëse mund të mos na pëlqejnë nëse jemi viktimat në një sistem utilitar , prapë parimi është i saktë.
  5. Rasti i fundit na mëson se: Po. Demokracia duhet po jo deri në atë pikë sa të vijnë persona që duan të rrëzojnë sistemin që u mundësoi ngritjen në radhë të parë. Që  ta shprehim me terma modernë dhe jo të bëjmë krahasime me Andreottin , atëhere mund të themi që duhët demokraci e tipit të Izraelit. Je i lirë të flasësh, je i lirë deri diku dhe ti mbrosh palestinezët nëse do, por nëse bën diçka që rrezikon shtetin e Izraelit, nuk dihet se ku të çon Mossad-i dhe se si do zhdukesh. Mund të zhdukesh në mënyra shumë të ndryshme.

Tani pyetja e fundit për ta mbyllur këtë artikull do jetë: Nëse politikani duhet të jetë kirurg dhe duhet të bëjë gjënë e duhur në kohën e duhur, nga duhet ta kuptojë politikani se çfarë është gjëja e duhur në kohën e duhur? Natyrisht nuk ka një doracak që të shpjegojë se si duhet bërë gjëja e duhur në kohën e duhur. Duhet një person me largpamësi dhe me intuitë. Dhe nëse ajo që ai e mendon se është gjëja e duhur në kohën e duhur në vendin e duhur nuk del, i lutemi lexuesit të ngushëllohet me parabolën e akrobatit në litar të Nietzsches. Mbinjeriu ështe sipas Nietzsches si ai akrobati në litar. Të kthehet mbrapa, katastrofë. Të ecë para, katastrofë. Të rrijë në vend, katastrofë. Vetëm nëse je akrobat shumë i mirë mund të mos rrëzohesh nga litari. Kështu që miq të dashur që keni dështuar në politikë, mos u shqetësoni, pasi nuk jemi të gjithë akrobatë të mirë.